Sot në 10:30, është paraparë vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përpjekja e 18-të me radhë.
Që nga betimi i deputetëve më 19 prill, seanca ka ngecur pikërisht në pikën për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri.
Kurti deri në seancën e së shtunës nuk i ka pasur votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut, pas dështimeve radhazi – kryesuesi Avni Dehari kishte propozuar votim të fshehtë.
Mimoza Kusari-Lila, nga LVV-ja, ka deklaruar se “48-orëshi nuk po sjell rezultat”, referuar mbajtjes së seancave çdo 48 orë, duke propozuar rrallimin e tyre.
Aktualisht, Haxhiu e LVV-së nga partitë tjera po konsiderohet si figurë përçarëse.