Për herë të 18-të dështoi përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën të enjten për rreth pesë minuta, por dështuan sërish në formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Pro votuan 55 deputetë. E seanca e ardhshme do të mbahet më 21 maj prej orës 10:00.