Një foshnje e porsalindur pa shenja jete është gjetur brenda një qese sot në një deponi mbeturinash në Matiqan të Prishtinës.
Lidhur me këtë ngjarje nga Policia e Kosovës për Gazetën10 kanë bërë të ditur se mjekët emergjent kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete.
Sot rreth orës 11:00, policia ka pranuar informatën lidhur me dyshimet për një foshnje të braktisur në afërsi të deponisë së mbeturinave në rrugën “Qëndresa” në Prishtinë. Të gjitha njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se foshnja e porsalindur është pa shenja jete”, deklaroi për Gazetën1o, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Tutje, Borovci ka njoftuar se trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Përderisa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, me seriozitet është duke u trajtuar rastin dhe ka iniciuar një hetim mbi vdekjen. Ftojmë këdo që ka informacion lidhur me ngjarjen të kontaktojë direkt Policinë”, ka thënë Borovci. /Gazeta10