KF Shkëndija ka uruar FC Dritën për shpalljen kampione të Kosovës për sezonin 2024/25, duke vlerësuar suksesin e klubit gjilanas si një arritje të merituar dhe të rëndësishme për futbollin kosovar.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, klubi nga Tetova ka shprehur respekt dhe admirim për performancën e Dritës gjatë gjithë sezonit, duke u dëshiruar gjithashtu suksese në garat evropiane që pasojnë.
Komunikata e plotë:
KF Shkëndija uron FC Dritën që u shpall kampione e Kosovës për sezonin 2024/25. Po ashtu, përgëzime të veçanta për FC Prishtinën për suksesin në Kupën e Kosovës.
Ju dëshirojmë të dyja klubeve sukses në aventurat evropiane.
@fcdrita ⚪️🔵 & @fcprishtinaofficial 🔵⚪️