Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 16.05.2025 – 22.05.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tre (1763) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Janë shqiptuar gjashtëdhjetë e nëntë (69) gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave dhe për shkak të parregullsive të ndryshme janë përjashtuar nga komunikacioni katërmbëdhjetë (14) motoçikleta.
Me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor dhe parandalimit të veprimeve kundërvajtëse, Stacioni Policor në Gjilan ka filluar me një aktivitet shtesë në këtë fushë, duke aktivizuar Njësitin e Biçiklistëve në zonat urbane me dendësi më të madhe të qarkullimit. Ky njësi do të jetë e angazhuar në parandalimin dhe identifikimin e shkeljeve të rregullave të komunikacionit, me fokus të veçantë në:
• Parandalimin e aksidenteve në trafik, sidomos atyre me pasoja fatale;
• Identifikimin i parkimeve ilegale që shkaktojnë pengesa në qarkullim;
• Lehtësimin e qarkullimit për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht gjatë sezonit kur qytetet karakterizohen me frekuentim të shtuar.
Aktivizimi i këtij njësiti është pjesë e strategjisë parandaluese për të përmirësuar sigurinë dhe disiplinën në trafik, dhe për të rritur prezencën policore në terren në mënyrë më efikase.