Intelektualët, të cilët prej një kohe të gjatë kanë munguar në shkallët e stadiumit për të përkrahur ekipin e zemrës, FC Drita, pritet të rikthehen të dielën në ndeshjen e fundit të kampionatit.
Sipas informacioneve të fundit të siguruara nga Radio Star, ata do të jenë të pranishëm pikërisht në momentin kur Drita pritet të kurorëzohet me titullin e katërt të kampionit.
Ky është pa dyshim një lajm i mirë për skenën e tifozerisë kosovare, ku pritet një atmosferë e veçantë në mbështetje të klubit.
Intelektualët do të festojnë së bashku me skuadrën suksesin, duke ngritur edhe një herë trofeun e kampionit.