Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në emër të këtij subjekti politik i ka bërë thirrje dhe ftesë për reflektim kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Çitaku, pas dështimit për të 21-tën herë të konstituimit të Kuvendit është shprehur se Kosova dhe institucionet e saj po vazhdojnë të mbesin peng i kryeneçësisë së Kurtit.
Ajo ka shtuar se qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë por kanë votuar për ndërtimin e institucioneve të reja.
“Kosova dhe institucionet e saj vazhdojnë të mbesin peng i kryeneçësisë së kryeministrit në detyrë, deputetit Albin Kurti. I bëjmë thirrje, i bëjmë ftesë Kurtit që të reflektojë. Qytetarët e Kosovës nuk kanë votuar për bllokadë, kanë votuar për të ndërtuar institucione të reja që do të duhej të ballafaqoheshin me sfidat e qytetarëve. Fatkeqësisht asgjë nuk është duke ndodhur. I bëjmë edhe një herë apel në mënyrë që të ecim tutje. Kërkoj falje që nuk po kemi lajme më të mira për juve”, ka deklaruar ajo./teve1.info/