Skuadra e Dritës sot do të takohet me Santa Coloman me fillim nga ora 17:00, në kuadër të rrethit preliminar të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Skuadra kampione e Kosovës, FC Drita do të luajë për herë të parë në një garë evropiane dhe këtë do ta bëjë nesër në ‘Victoria Stadium’ të Gjilbratarit, kur do të luajë ndaj ekipit nga Andorra, Santa Colomna, shkruan GazetaBlic.
Por kush është realisht Santa Coloma ?
FC Santa Coloma është një klub futbolli në Andorra La Vella. Klubi nga Andora zhvillon stërvitjet në Estadi Comunal d’Andorra la Vella. Trajneri aktual i FC Santa Coloma është Ricard Imbernon Rios. FC Santa Coloma luan në Divisió, Copa Constitució (Liga e parë e Andorës) dhe parakualifikimet e UEFA Champions League këtë sezon.
FC Santa Coloma nuk ka fituar tri ndeshjët e fundit në garë.
Si arriti FC Santa Coloma në këtë fazë ?
FC Santa Coloma pasi që u shpall kampion në Primera Division në Andorë më 58 pikë, mori të drejtën që të luajë në rrethin preliminarë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Santa Coloma merrë pjesë në garat europiane që nga viti 2002, ku suksesi më i madh i kësaj skuadre në arënën evropiane është kualifikimi rundi i dytë kualifikues në sezonin 2014/2015