Skuadra e Dritës sot do të takohet me Santa Coloman me fillim nga ora 17:00, në kuadër të rrethit preliminar të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Skuadra kampione e Kosovës, FC Drita do të luajë për herë të parë në një garë evropiane dhe këtë do ta bëjë nesër në ‘Victoria Stadium’ të Gjilbratarit, kur do të luajë ndaj ekipit nga Andorra, Santa Colomna.
Në rast të fitores, Drita do të luajë në finale të raundit preliminar me fituesin e ekipit, La Fiorita – Lincoln, ndërsa nëse skuadra kosovare nuk arrin të fitojë këtë përballje, atëherë do të luajë në raundin e dytë kualifikues në Europa League.