Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka ndarë një fotografi nga një takim me ekipin e tij, ku janë hedhur hapat e parë drejt përgatitjeve për fushatën zgjedhore.
Gjatë takimit u diskutuan strategjitë, prioritetet dhe angazhimet për ndërtimin e një platforme gjithëpërfshirëse, të ndërtuar mbi nevojat e qytetarëve të Gjilanit.
Ismajli ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së të rinjve dhe profesionistëve në këtë proces, duke nënvizuar se fushata e tij do të fokusohet në zhvillim, transparencë dhe qeverisje të mirë./Radio Star/