Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në takimin konsultativ të thirrur sot nga presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka propozuar që zgjedhjet komunale të mbahen më 12 tetor 2025.
Sipas tij, kjo datë është në përputhje të plotë me afatet ligjore.
“Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim”, ka shkruar Haradinaj në një postim në rrjetet sociale.