Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arber Ismajli, ka vizituar Bashkësinë Islame në Gjilan, ku ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së Kurban Bajramit dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëjetesës, solidaritetit dhe respektit ndërfetar.
Të nderuar qytetarë,
Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, ju shpreh urimet më të sinqerta për paqe, mirësi dhe begati në familjet tuaja. Kjo ditë le të na shërbejë si kujtesë për rëndësinë e solidaritetit, mëshirës dhe sakrificës për të mirën e përbashkët.
Le të punojmë së bashku për një shoqëri më të drejtë, më humane dhe më të bashkuar ku asnjë dorë nuk mbetet pa u shtrënguar dhe asnjë zë pa u dëgjuar.
Lutemi që haxhilerët të kthehem shëndosh e mirë dhe se Zoti t’ua pranojë Haxhin.
Gëzuar Kurban Bajramin!