Në një ceremoni të veçantë, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ndau titullin “Qytetar Nderi” ish-Presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesiq, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e tij të palëkundur ndaj popullit shqiptar, si dhe për kontributin e çmuar në çështjen e lirisë dhe shtetformimit të Kosovës.
Mesiq u cilësua si një zë i fuqishëm i së vërtetës dhe mik i sinqertë i shqiptarëve në kohë vendimtare për historinë tonë./Radio Star/