Hoxha Bekim Jashari i ftuar në emisionin “Gazeta” ka folur rreth traditës së vizitës tek të afërmit për festën e Bajramit.
Ai thotë se në të kaluarën vizitonin familjarët gjatë kësaj feste ndërsa tani njerëzit po shkojnë në pushime, raporton Gazeta10.
“Respekti, dashuria kanë ndërru nuk janë më si përpara, çdo mëngjes kur e hap televizorin shoh kronikë të zezë, konfliketet midis njerëzve, çfarë Bajrami mund të jetë ky, në të kaluarën kishte më pak të mira materiale por më shumë dashuri, në Bajram tani njerëzit shkojnë në pushime dhe jo në vizita tek familjarët”, tha ai në Kanal10./Gazeta10