Stjepan Mesić, ish-president i Kroacisë dhe një figurë e rëndësishme në historinë moderne të Ballkanit, u nderua me titullin “Qytetar Nderi” nga Asambleja Komunale e Gjilanit për vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj popullit shqiptar. Ai ka theksuar vazhdimisht kontributin e çmuar të shqiptarëve në luftën për çlirimin e Kroacisë, duke i cilësuar si luftëtarë të guximshëm, të disiplinuar dhe të përkushtuar ndaj lirisë.
Një fjali që më la shumë përshtypje ishte kur ai tha se “pa ndihmën dhe sakrificën e shqiptarëve, Kroacia do ta kishte më të vështirë rrugën drejt lirisë”. Mesić ka kujtuar me respekt sakrificat që shqiptarët bënë në mbrojtjen e një Kroacie të pavarur dhe demokratike. Ai mbetet një zë i fuqishëm që ka promovuar vlerat e bashkëpunimit dhe respektit ndërmjet kombeve tona.