Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë në detyrë ka thënë se vizita e kryeministrit në detyrë Albin Kurti në Mitrovicë të Veriut dhe asaj të jugut, ka pas për qëllim diskutimin e punëve të këtyre komunave dhe bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe komunave.
Kurti, pas takimi me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka takuar dhe kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.
“Pas vizitës dhe takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, kryeministri Kurti ka vizituar sot edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Të dy takimet kanë pasur në qendër të diskutimit punën e këtyre komunave dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe komunave në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Kryeziu për Tëvë1.