Pas vite të tëra pritjeje dhe vështirësish për banorët e fshatit Ajnoc dhe zonave përreth, më në fund ka nisur realizimi i një projekti të rëndësishëm infrastruktural.
Ura që lidh këtë fshat me qytetin është duke u rregulluar, falë një investimi të konsiderueshëm nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Ky projekt jo vetëm që zgjidh një problem të kahmotshëm, por edhe përmirëson ndërlidhjen dhe qasjen për banorët e rajonit.