Ndeshja ndërmjet Zvicrës e Serbisë vazhdon të jetë temë aktuale. Pas reagimeve të shumta, së fundi serbët që jetojnë në shtetin helvetik e kanë edhe një kërkesë. Përmes një letre publike, ata kanë kërkuar që futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka dhe kapiteni Stephan Lichtsteiner të kërkojnë falje për mënyrën e festimit.Në letrën e publikuar nga “Blick”, ata kanë kërkuar nga Federata e Futbollit e Zvicrës që t’i gjykojë futbollistët e përmendur për veprimet e tyre.
Po ashtu kanë kërkuar që ministri i sportit dhe ai i punëve të jashtme të distancohen nga deklaratat e tyre të mëhershme lidhur me këtë rast. Ata e kanë kritikuar edhe sjelljen e tifozëve serbë dhe deklaratën e trajnerit të tyre.“E dënojmë ashpër sjelljen e tifozëve serbë në stadium, por edhe deklaratën e trajnerit pas ndeshjes. Qasje të tilla nuk kanë vend në stadium”, thuhet në letër.Festimin e Xhakës dhe Shaqirit e kanë vlerësuar si ideologji ultra nacionaliste, e cila në kohët e fundit nuk i shqetëson vetëm serbët, por edhe malazezët, maqedonasit dhe grekët.Serbët e Zvicrës në veçanti janë shprehur të zhgënjyer që zviceranët kanë dalë në mbrojtje të futbollistëve që festuan në atë mënyrë.“Në këtë mënyrë, pa asnjë dyshim, bëhet e qartë që zviceranët me prejardhje serbe kanë më pak respekt se të tjerët, ashtu sikur edhe që mendimi dhe ndjenja e tyre është më pak e rëndësishme se e të tjerëve. Kjo do të thotë se serbët janë qytetarë të rendit të tyre”, thuhet më tej në letër.“Megjithatë, Zvicra është atdheu ynë. Në çdo ndeshje bëjmë tifo për Zvicrën dhe i gëzohemi çdo goli të saj, pa marrë parasysh çfarë prejardhje ka autori i saj. Shpresojmë që Zvicra të jetë edhe shumë gjatë në Botëror dhe në paraqitjet tjera të ketë qasje tjetër, atë të unitetit dhe jo të simboleve nacionaliste”, shkruan në letrën publike të serbëve./Insporti.com/