Në një takim të ngrohtë dhe krenar, Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka mirëpritur sot në zyrën e tij tre sportistët e shquar gjilanas të cilët u shpërblyen me medalje të bronzta në Kampionatin Evropian të Karatesë. Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Betim Maliqi u pritën me nderime të merituara për suksesin e tyre të jashtëzakonshëm që ngriti lart emrin e Gjilanit dhe Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Kisha kënaqësinë të pres tre kampionët tanë gjilanas që na bënë krenarë në Kampionatin Evropian:
🥉 Fortesa Orana
🥉 Vlera Qerimi
🥉 Betim Maliqi
Me medaljet e tyre, nderuan Gjilanin dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Jemi të lumtur që si komunë i kemi mbështetur financiarisht për garat përgatitore drejt Kampionatit Botëror – dhe do të vazhdojmë t’i përkrahim në çdo hap!
🙏 Faleminderit kampionë!