Në një deklaratë publike drejtuar qytetarëve të Gjilanit, kandidati për kryetar të komunës, Arbër Ismajli, ka theksuar nevojën urgjente për një qeverisje të organizuar, të ndershme dhe të përgjegjshme. Ai thekson se çdo lagje dhe fshat i komunës, pa dallim, duhet të trajtohet me barazi dhe të ketë qasje në shërbime funksionale.
Sipas tij, vetëm përmes bashkëpunimit të sinqertë me qytetarët dhe dialogut të hapur mund të ndërtohet një qytet që reflekton nevojat dhe ëndrrat e të gjithë banorëve. Me vizion për një qeverisje transparente, Arbër Ismajli bën thirrje për bashkim rreth vlerave të përkushtimit, përgjegjësisë dhe besimit të ndërsjellë.