Në ambientet e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, u mbajt takimi i parë mobilizues me të rinjtë e Forumit Rinor të LDK-së (FRLDK), i udhëhequr nga Arbër Ismajli.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt organizimit dhe angazhimit të të rinjve për sfidat e ardhshme politike në komunë. Në një atmosferë entuziaste dhe të vendosur, të rinjtë u zotuan për kontribut aktiv në fuqizimin e strukturës rinore dhe për të qenë faktor kyç në fitoren e ardhshme të LDK-së në Gjilan.
Arbër Ismajli theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje dhe e vlerësoi gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë aktive e ndryshimit. Ai u shpreh se energjia rinore dhe bashkëpunimi i ndërsjellë janë thelbësore për suksesin politik të së ardhmes.