Gjilan, 16 qershor 2025 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar një video përmbledhëse ku janë paraqitur projektet e realizuara gjatë mandatit të tij si dhe ato që janë në proces apo planifikim.
Sipas Hysenit, investimet kapin vlerën e mbi 40 milionë eurove, të shpërndara në sektorë kyç si infrastruktura, arsimi, shëndetësia dhe fusha të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.
“Katër vite punë dhe përkushtim kanë sjellë rezultate konkrete për Gjilanin. Puna nuk ndalet këtu – vizioni ynë për Gjilanin që duam vazhdon,” ka deklaruar Hyseni në prezantim.
Videoja, e publikuar në rrjetet sociale, synon të informojë qytetarët për rrugëtimin e deritanishëm të qeverisjes lokale dhe projektet e ardhshme që pritet të implementohen në komunë.