KRU “Hidromorava” ka nisur aksione të shtuara në terren për të identifikuar rastet e keqpërdorimit të ujit.
Pas inspektimeve, janë hasur lidhje ilegale për ujitje bujqësore, ndaj të cilave janë ndërmarrë masa të menjëhershme dhe janë iniciuar procedura ligjore.
Komunikata e plotë:
🚫 Vjedhja e ujit nuk do të tolerohet!
Vjedhja e shërbimeve të ujësjellësit paraqet vepër penale dhe si e tillë do të sanksionohet sipas ligjit ⚖️.
Ashtu siç ju kemi paralajmëruar, ekipet e kontrollit të Hidromoravës kanë rritur numrin e inspektimeve në të gjithë zonën e shërbimit dhe janë në terren gjatë gjithë kohës 🕵️♂️🚐.
Gjatë inspektimeve, janë identifikuar raste të keqpërdorimit të ujit, ku një qytetar i pandërgjegjshëm kishte realizuar një lidhje ilegale për të ujitur kulturat bujqësore 🚱🌽 – një vepër e rëndë dhe e papranueshme!
Menjëherë janë marrë masa: lidhja ilegale është ndërprerë dhe ndaj rasteve të tilla do të iniciohen procedurat përkatëse sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi 📑🔍.
✋ Stop vjedhjes së ujit!
🔒 Le të mbrojmë së bashku burimet tona të çmuara! 💧🌍