Seanca për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës ka dështuar përsëri, pasi nuk u arrit kuorumi i nevojshëm.
Ky ishte tentimi i 36-të me radhë që dështoi për shkak të mungesës së kuorumit për votimin e Komisionit që do të mbikëqyrte procesin e votimit të fshehtë për kryeparlamentar.
Të pranishëm në seancë ishin 99 deputetë, pro formimit të komisionit votuan 53 deputet, një votë ishte kundër dhe asnjë abstenim.
Kuvendi ka 120 deputetë, ndërsa partia në pushtet ka 48, të pamjaftueshëm për të përmbyllur procesin pa përkrahje nga partitë e tjera.
Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën me fillim nga ora 11:00.