Drejtori i Arsimit i Komunës së Gjilanit, Shpend Nuhiu, mori pjesë në prezantimin e raportit “Indeksi i Sigurisë në Shkolla – Faza e Parë”, të publikuar nga Instituti për Drejtësi, Edukim dhe Avancim.
Ky raport bazohet në hulumtime të periudhës 2022–2024 dhe përfshin të dhëna nga MAShTI, Policia e Kosovës dhe institucione të tjera, duke ofruar një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi gjendjen e sigurisë në shkolla.
Drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu, theksoi se kampuset shkollore në Gjilan ofrojnë kushte infrastrukturore që mundësojnë siguri të avancuar për nxënësit.
Ai mirëpriti rekomandimet për përmirësimin e rregulloreve komunale, bashkëpunimit institucional dhe forcimin e mekanizmave të raportimit, duke ritheksuar përkushtimin e DKA-së për një mjedis të sigurtë, të shëndetshëm dhe gjithëpërfshirës për nxënësit dhe stafin arsimor.