Federata e Futbollit e Kosovës ka fatin të ketë në radhët e saj disa profesionistë të përkushtuar, të cilët me punën e tyre të palodhur kontribuojnë në zhvillimin dhe funksionimin e brendshëm të institucionit më të lartë të futbollit në vend. Njëri prej tyre është Dardan Sadiku, një emër që mund të mos jetë i njohur për publikun e gjerë, por që ka një rol kyç dhe të qëndrueshëm në prapaskenat e FFK-së.
Me origjinë nga Gjilani, Dardani është shembull i përkushtimit, përgjegjësisë dhe profesionalizmit. Ai është nga ata njerëz që punojnë me përulësi, larg zhurmës mediatike, por me një ndikim të rëndësishëm në funksionimin e përditshëm të federatës. Korrekt, i përpiktë dhe gjithmonë i gatshëm për të ofruar zgjidhje, Sadiku është një nga figurat që e bën dallimin përmes qasjes serioze dhe përkushtimit të vazhdueshëm.
Ata që e njohin nga afër e dinë se fjala e tij është e matur, ndërsa veprimet janë të drejtuara gjithmonë drejt zgjidhjeve konkrete dhe efikasitetit në punë. Për FFK-në, të ketë në radhët e saj një profesionist si Dardan Sadiku është padyshim një vlerë dhe një aset që rrallë vërehet, por gjithmonë ndjehet.
Në një kohë kur shpesh vlerësohen ata që flasin më shumë sesa ata që punojnë, shembulli i Dardanit tregon se përkushtimi i qetë dhe puna e ndershme janë ende shtyllat që mbajnë institucionet serioze mbi këmbët e tyre./Radio Star/