Në kuadër të 25-vjetorit të themelimit, Jetoni Keramika shënon këtë moment të rëndësishëm me një zbritje prej 25% në të gjitha produktet. Kjo ofertë speciale vjen si shenjë falënderimi për të gjithë klientët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të kompanisë ndër vite.
“Ky përvjetor është më shumë se një shifër – është një histori suksesi, besimi dhe përkushtimi ndaj cilësisë. Ne e festojmë këtë përvjetor me ju, klientët tanë të çmuar,” thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të vizitojnë Showroom-in e Jetoni Keramika, i cili ndodhet në adresën: Km-I, Rruga Gjilan–Bujanoc, për të parë nga afër koleksionet më të fundit të keramikës dhe produkteve sanitare.
Kontakti:
📧 info@jetonikeramika.com
🌐 www.jetonikeramika.com
📞 +383 44 125 810
Mos e humbisni këtë mundësi unike për të përfituar nga zbritjet ekskluzive, ndërsa Jetoni Keramika feston 25 vite sukses e partneritet me ju!