Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Gjilan.
Lajmin për media e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit
“Viktima ishte duke udhëtuar nga fshati Velekincë në drejtim të qytetit të Gjilanit kur iu përkeqësua gjendja”, ka thënë Osmai.
Viktima është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.