Skuadra e Dritës po vazhdon fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, ku është duke zhvilluar ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.
Në ndeshjen e fundit, bardhekaltrit kanë shënuar një fitore të rëndësishme ndaj skuadrës rumune Farul Constanța, me rezultat bindës 1:3.
Golat për Dritën u shënuan nga Albert Dabiqaj, Arb Manaj dhe Almir Ajzeraj, duke treguar një paraqitje të mirë dhe formë premtuese në këtë fazë të hershme të sezonit.
Miqësoret në Bansko po shërbejnë si test i vlefshëm për përgatitjet në garat ndërkombëtare.