Presidentja Vjosa Osmani, i ka thirrur sërish liderët e partive politike në takim, për shkak të situatës me ngërçin politik.
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në takimin konsultues të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani për më 3 korrik.
“Kam marrë pjesë më herët e do të marrë pjesë edhe tash”, tha Kurti.