Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria, një investim prej 320 mijë eurosh që synon përmirësimin e qasjes dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore për mbi 20 mijë qytetarë.
Sipas Hysenit, kjo është qendra e tretë më e madhe në qytet dhe një dëshmi konkrete e përkushtimit të institucioneve lokale për ta bërë shëndetësinë prioritet të përditshëm.
Statusi i plotë:
📍Lagjia Arbëria me Qendër të Re të Mjekësisë Familjare
Në lagjen Arbëria kemi ndërtuar qendrën e tretë më të madhe të Mjekësisë Familjare në qytet – një investim prej 320,000€ që sjell shërbime të reja dhe kushte më të mira për mbi 20,000 pacientë që marrin shërbime çdo vit.
🔹 Dy ndërrime të shërbimit stomatologjik
🔹 Rentgen për fotografimin e dhëmbëve
🔹 Laborator modern analizash
🔹 Dhomë për vaksinim të rregullt
🔹 Barnatore me barna esenciale
Shëndetësia është prioritet. Po e forcojmë çdo ditë. 💙
#përGjilaninqëduam #Shëndetësia