Kuvendi i Kosovës sot mblidhet për të 41-në herë për konstituim, proces ky që ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe që ka shkaktuar bllokadë politike.Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mos heqë dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, gjersa partitë tjera vazhdojnë të insistojnë se Haxhiun nuk do ta votojnë pasi sipas tyre nuk është emër unifikues.
Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.