Drita ka njoftuar se ka hapur procesin e akreditimit për mediat që janë të interesuara të mbulojnë ndeshjen ndërmjet FC Drita dhe FC Differdange 03, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Në një komunikatë zyrtare, klubi nga Gjilani ka bërë të ditur se të gjitha mediumet dhe gazetarët e interesuar duhet të dërgojnë kërkesat e tyre përmes emailit në adresën: press@dritafc.com, duke bashkangjitur të dhënat personale si dhe informacionin e mediumit që përfaqësojnë.
Afati i fundit për të aplikuar është 07 korrik, ora 12:00, dhe aplikimet e dërguara pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim. Klubi ka bërë të ditur se gazetarët e akredituar do të njoftohen me kohë përmes emailit.