Pesë laboratorë të rinj të analizave të gjakut janë funksionalizuar në pesë nga fshatrat më të mëdha të qytetit, me qëllim të përmirësimit të qasjes në shërbime shëndetësore dhe lehtësimit të ngarkesës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Njëri prej këtyre laboratorëve është ai në fshatin Cërnicë, i cili tashmë ka filluar ofrimin e shërbimeve për banorët lokalë. Laboratorët janë të pajisur me aparaturë moderne dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt decentralizimit të kujdesit shëndetësor dhe ofrimit të tij sa më pranë qytetarëve.