Vazhdon ngërçi institucional në Kosovë. Janë bërë plot 43 herë që deputetët nuk arrijnë ta përmbyllin seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke lënë vendin pa kryeparlamentar.
Seanca është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale mes kryesuesit Avni Dehari dhe deputetëve të opozitës.
Nga 99 deputetë sa ishin të pranishëm, 55 deputetë votuan pro.
Këta të fundit, në vend të propozimeve konkrete, e akuzuan Deharin për “shkelje kushtetuese” dhe kërkuan nga ai që t’i ndërpresë veprimet që sipas tyre janë në kundërshtim me vendimin e Kushtetueses.
Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën, në ora 11:00, ndërsa afati kushtetues për përmbylljen e konstituimit është duke u ngushtuar çdo ditë.