“Intelektualët”, janë mobilizuar për të përkrahur ekipin në ndeshjen e parë të kualifikimeve për UEFA Champions League.
Klubi gjilanas do të nisë një tjetër aventurë europiane, dhe përkrahja nga tribunat nuk do të mungojë.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, “Intelektualët” kanë bërë të ditur se të martën do të udhëtojnë drejt Prishtinës, për të qenë pranë skuadrës së zemrës në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Postimi i plotë:
Pasnesër shkojmë drejtë Prishtinës, për të përkrahur DRITËN, në nisjen e një tjetër rrugëtimi të ri europian!
Mblidhemi te stadiumi i qytetit “Selami Osmani”, nga ora 17:30, prej ku edhe nisemi, në mënyrë të organizuar drejtë stadiumit “Fadil Vokrri” …
Të gjithë së bashku, për Krenarinë e Qytetit tonë. Për ngjyrat tona Bardhë e Kaltër!
PËR NE, TI JE E PARA … ⚪️🔵