OPINION/
Është për të ardhur keq që në disa raste, sjellja e disa policëve të rinj po lë një shije të hidhur tek qytetarët.
Arroganca, toni përçmues dhe mungesa e respektit nuk janë përfaqësim i ligjit, por i një sjelljeje “rrugaçërie” që nuk i takon askujt që mban mbi supe një uniformë shtetërore.
Policia është institucion i besimit publik dhe jo frikë, jo ofendim.
Uniforma e policisë është simbol i përgjegjësisë, ndershmërisë dhe përkushtimit për të mbrojtur e ndihmuar qytetarin, jo për ta nënçmuar. Për fat të mirë, ky nuk është imazh i gjithë policisë.
Janë gjeneratat e vjetra të policëve ata që ende mbajnë të gjallë nderin e kësaj uniforme me maturi, etikë dhe sjellje qytetare. Ata që nuk patën nevojë të bërtasin për të u respektuar, sepse respekti u fitohej me dinjitet, jo me frikë.
U bëjmë thirrje të rinjve që bartin këtë uniformë ta kuptojnë peshën e saj dhe ta nderojnë. Mësoni nga të vjetrit.
Marrja e shembullit nga ta është më shumë se detyrë është e vetmja mënyrë për ta ruajtur nderin e policisë së Kosovës.