Sot do të mbahet përpjekja e 44-t me radhë për konstituimin e legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Kosovës.
Seanca e kaluar, e mbajtur të hënën, vazhdoi me hedhjen në votim të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit përmes votimit të fshehtë, me përbërje të njëjtë si në seancat paraprake.
Edhe kësaj radhe, subjektet politike parlamentare nuk propozuan emra të rinj për këtë komision, një situatë që ka përsëritur në vazhdimësi në seancat e kaluara.
Megjithatë, për përbërjen e propozuar të komisionit votuan 55 deputetë, pa vota kundër apo abstenime.
Në mungesë të propozimeve për kandidatë për kryetar të Kuvendit, kryesuesi Avni Dehari vendosi ta ndërpresë seancën, duke njoftuar se ajo do të vazhdojë sot, më 9 korrik, në ora 11:00.