Gjilani është një nga skuadrat më të dobësuara gjatë kësaj vere, Por, drejtuesit e Gjilanit,
pas emërimit të trajnerit të ri Sadat Pajaziti, janë vënë në lëvizje për përforcime të reja në skuadër, me ç’rast do të mbulohen pozitat boshatisura, shkruan Korneri.net.
Kësisoj, Gjilani është në bisedime te avancuara me ish mesfushorin e Feronikelit, Qemail Elshani, i cili në ditët e ardhshme do të vendos nëse do t’i bashkohet projektit të Pajazitit në Superligë.
Mesfushori i mirënjohur kosovar me eksperiencën e tij konsiderohet si transferim i madh për këtë skuadër që është në bisedime edhe me futbollistë të tjerë.