Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli.
Sipas raportit të Institutit, Murseli nuk ka ndonjë çrregullim mendor.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, i cili ka theksuar se raporti është i saktë, por ka kritikuar publikimin e tij në media para se të arrijë në duart e Gjykatës.
“Po, raporti i publikuar sot është i vërtet, por është turp që është publikuar në media pa mbrri tek Gjykata”, tha ai për televizionin Tëvë1.