📢 Njoftim
Parandalimi i keqpërdorimit të ujit të pijshëm
Të nderuar konsumatorë,
Bazuar në vendimin e Autoritetit Rregullator për Ujëra dhe legjislacionin në fuqi, përfshirë Rregulloren për Standardet Minimale të Shërbimeve të Ujit dhe Rregulloren për Shkyçje, si dhe duke pasur parasysh temperaturat e larta gjatë sezonit veror dhe rritjen e konsumit të ujit, ju njoftojmë se përdorimi i ujit të pijshëm duhet të bëhet vetëm për nevoja esenciale dhe të autorizuara, me qëllim sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët.
⛔ Përdorimi i ujit të pijshëm për qëllime si:
Larja e rrugëve, trotuareve dhe automjeteve
Ujitja e kopshteve dhe tokave bujqësore
Mbushja e pishinave
Ose për çdo qëllim tjetër të paautorizuar
✅ Konsiderohet keqpërdorim dhe ndalohet rreptësisht.
📌 Për këtë arsye, KRU Hidromorava do të rrisë kontrollet në terren dhe do të ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj rasteve të keqpërdorimit, përfshirë ndërprerjen e furnizimit me ujë pa paralajmërim.
🧑🤝🧑 Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve dhe do të koordinohemi me institucionet lokale për të parandaluar keqpërdorimin dhe për të garantuar furnizim të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë për të gjithë.
🙏 Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
Me respekt,
KRU Hidromorava – Gjilan