Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë ka zhvilluar një darkë pune me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë darkës janë diskutuar zhvillimet aktuale politike, bashkëpunimi rajonal dhe raportet me Serbinë.
“Zhvillimet aktuale politike, bashkëpunimi rajonal dhe raportet me Serbinë, ishin po ashtu pjesë e diskutimit në takim”.
“Gjatë darkës, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë në fushën e investimeve, të diplomacisë e të mbrojtjes, si dhe progresin e Republikës së Kosovës në integrimin e saj euro-atlantik”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, bëhet e ditur se Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë për thellimin dhe forcimin e mëtejmë të raporteve me Shtetet e Bashkuara.