Klubi nga Gjilani ka shkruar emrin me shkronja të arta në historinë e futbollit kosovar! Për herë të parë ndonjëherë, një skuadër nga Kosova kalon rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve — dhe kjo është Drita!
Bardhekaltërit eliminuan ekipin luksemburgas Differdange FC, duke hapur një kapitull të ri për përfaqësimin kosovar në arenën më prestigjioze të futbollit evropian.
Tani, rruga vazhdon drejt një sfide gjigante: FC Copenhagen pret në raundin e dytë. Ëndrra evropiane është ende gjallë!