Në një atmosferë të hapur e gjithëpërfshirëse, sonte prezantuam raportin gjashtëmujor të punës për vitin 2025, duke reflektuar mbi rezultatet dhe angazhimin e secilës drejtori komunale.
Këtë rrugëtim e nisëm katër vite më parë me qytetarët e Gjilanit, me zotime konkrete dhe një vizion të qartë për qeverisje të ndershme, transparente dhe në shërbim të të gjithëve. Sot, me përfundimin e këtij mandati, ishte pikërisht me ta — qytetarët që na dhanë besimin — që ndamë punën, rezultatet dhe sfidat e kaluara së bashku.