📢 Stop keqpërdorimit të ujit të pijshëm!
Të nderuar qytetarë,
Gjatë inspektimeve të fundit në qytetin e Vitisë me rrethinë, ekipet tona kanë hasur raste të keqpërdorimit të ujit për qëllime të paautorizuara si larja e rrugëve, automjeteve, ujitja apo mbushja e pishinave — në një kohë kur temperaturat janë jashtëzakonisht të larta dhe kërkesa për ujë është shumë e madhe.
⛔ Kujtojmë se çdo përdorim i ujit jashtë nevojave bazike, si dhe çdo lidhje ilegale, është shkelje e rregulloreve në fuqi dhe dëmton rëndë furnizimin për qytetarët tjerë.
📍Kompania do të rrisë kontrollet dhe ndaj të gjithë keqpërdoruesve do të merren masa të rrepta, përfshirë shkyçjen pa paralajmërim.
🙏 Bashkëpunimi juaj është kyç për të garantuar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë.
KRU Hidromorava – Gjilan