Nga Arber Ismajli
Kur vjen vera, me vete sjell më shumë se diell e ditë të gjata – sjell kthimin tuaj, të bijve dhe bijave të kësaj toke, që asnjëherë nuk e keni harruar vendlindjen. Ju që jetoni mes dy dashurive – njëra për jetën që keni ndërtuar jashtë, dhe tjetra për atdheun që mbani në zemër – jeni krenaria jonë e përhershme.
Kjo tokë i njeh hapat tuaj edhe kur largoheni. Ajo pret, duron dhe shpreson – sepse çdo rikthim i juaji sjell jetë, gëzim, përqafime, ndihmë, vizion dhe shpresë të re. Ju nuk sillni vetëm mallin, por edhe forcën e dashurisë së pandarë për vendin tuaj.
Ju jeni një pasuri që nuk matet me numra apo pasuri materiale, por me përkushtimin tuaj për të mos e harruar kurrë prej nga vini. Me ju, Republika bëhet më e bukur, më e fortë dhe më e bashkuar.
Mirë se vini, çdo herë dhe përherë. Kjo është dhe do të mbetet shtëpia juaj.