Mirëseerdhët në Atdhe, bashkatdhetarë të dashur! 🇽🇰❤️🌍
Sot, patëm kënaqësinë dhe nderin që të dalim në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, aty ku rrugët e mallit takohen me kufirin e zemrës. Me ëmbëlsira, ujë dhe pije freskuese, i uruam mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë që po kthehen në vendlindje pas një rruge të gjatë dhe të lodhshme nga viset e largëta të Evropës e më gjerë.
Ky gjest simbolik i mirëseardhjes nuk është vetëm një përqafim i ngrohtë, por edhe një shprehje falënderimi për gjithë sakrificën dhe dashurinë që mërgata jonë ka ndaj atdheut. Sepse nuk është e lehtë të largohesh nga vendi yt dhe të kthehesh pas muajsh apo vitesh me mall të djegur, me flokët që zbardhen nga koha, por me zemrën që rreh po aq fort sa herën e parë kur e kalove këtë kufi.
Në Kosovë dashnia nuk falet. Këtu ka diell që nuk e gjen askund, njerëz që të përqafojnë si të ishe i familjes, dhe troje që edhe kur i largohesh, i mbart brenda vetes.
Faleminderit të gjithë atyre që na buzëqeshën sot, që ndanë me ne mallin, emocionin, lotët dhe kujtimet. E ne, si gjithmonë, mbetemi pranë jush për të ndërtuar ura, për të sjellë afër zemrat, për të forcuar lidhjet mes diasporës dhe vendit tonë të dashur.
Një falënderim i veçantë shkon për mbështetësit tanë që e bënë të mundur këtë nismë kaq të ngrohtë:
👉 Uji Dea
👉 Uji Crystal
👉 Ëmbëltorja Kimi
👉 RC Cola
Mirë se vini në vendin tuaj aty ku gjithçka fillon dhe kurrë nuk harrohet. ❤️🇽🇰