Kamenica si asnjëherë më parë në ditët e verës! Atmosfera e jashtëzakonshme që mbretëron këto ditë në qytetin tonë u kurorëzua me fillimin e Kamenica Summer Fest 2025, një ngjarje që mbledh bashkë emocionin, garën dhe frymën e bashkëpunimit.
Me pjesëmarrës nga e gjithë Kosova dhe Maqedonia, festivali po sjell një energji të veçantë, duke e kthyer Kamenicën në një qendër atraktive për sportin dhe argëtimin veror. Urime të përzemërta për fituesit dhe falënderime të sinqerta për të gjithë pjesëmarrësit që e bënë këtë ngjarje të paharrueshme.
Një falënderim i veçantë shkon për Enduro Kamenica, për bashkëpunimin dhe angazhimin profesional në realizimin e këtij festivali. Kjo është vetëm një ndër shumë aktivitete që po e bëjnë Kamenicën një vend gjithnjë e më të gjallë dhe mikpritës.
Diasporë, bëhuni gati! Kamenica po ju pret me dyer të hapura, me atmosferë, gjallëri dhe shumë dashni. Vera sapo ka filluar dhe ne jemi të përkushtuar ta bëjmë të paharrueshme – për të gjithë.