Pas suksesit të jashtëzakonshëm të pikës së parë në sheshin e ri të Gjilanit dhe zgjerimit të saj në Augsburg të Gjermanisë, rrjeti i njohur gastronomik “Bujana Sweet & Lunch” hap sonte dyert e lokalit të dytë në qytetin e Gjilanit, përballë fontanës, në pjesën tjetër të sheshit.
Ky hap i ri vjen si vazhdimësi e përkushtimit ndaj cilësisë, mikpritjes dhe eksperiencës unike që ofron Bujana, ku çdo ëmbëlsirë dhe pjatë përgatitet me dashuri, kujdes dhe përbërës të shëndetshëm.
Që nga tortat artizanale, bakllavat tradicionale e deri te indiankat e freskëta dhe pijet e përzgjedhura, vizitorët do të gjejnë një meny të pasur me shije të balancuara dhe çmime të arsyeshme – një kombinim ideal për të kaluar çaste të këndshme me familjen, miqtë apo edhe vetëm, në një ambient të ngrohtë dhe relaksues.
Përfaqësuesit e “Bujana Sweet & Lunch” shprehen mirënjohës për mbështetjen e klientëve dhe punën e palodhshme të stafit, duke theksuar se ky zgjerim është një ëndërr e realizuar me shumë përkushtim dhe falënderim ndaj Zotit për çdo hap të bërë.
Të gjithë qytetarët janë të ftuar nga pasditja e sotme të vizitojnë pikën e re dhe të përjetojnë nga afër atmosferën karakteristike të Bujanës – një vend ku shija takohet me mikpritjen.
“Mezi po ju presim të ju shërbejmë!” – Bujana Sweet & Lunch