Të nderuar qytetarë, dashamirë të sportit dhe anëtarë të komunitetit,
Me datë 26 korrik, klubi ynë shënon një moment të veçantë – 50-vjetorin e themelimit, një përvjetor jubilar që simbolizon gjysmë shekulli pasion, përkushtim dhe dashuri për futbollin.
Kjo ngjarje historike do të festohet përmes një ceremonie të organizuar me respekt dhe krenari për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi – lojtarë, trajnerë, drejtues, tifozë, si dhe për çdo banor që e ka ndjerë klubin si pjesë të jetës së tij.
Programi i ditës – 26 korrik (Fusha e sportit pranë shkollës):
• 18:45 – Ndeshje mes ekipeve të akademisë
•19:10 – Ndeshje e veteranëve
•19:30 – Ceremonia zyrtare e 50-vjetorit
Ftojmë me respekt të gjithë ish-anëtarët, simpatizantët e klubit, qytetarët e fshatit, përfaqësues të diasporës dhe të gjithë ata që ndajnë vlera dhe kujtime me klubin tonë, të jenë të pranishëm në këtë ditë të veçantë.